Eneo Bitri heroi i Astanës, Sahiti nuk i mjafton Hajdukut
Eneo Bitri kualifikon Astanën në ruanin e tretë eliminator të Conferene Leagues. Beratasi ishte heroi i ekipit kazak në transfertën e Selanikut përballë Arisit, duke shënuar në fundin e ndeshjes një gol me peshë të rëndë. Nuk mund të ishte me më shumë vlera goli i parë në karrierë me Astanën për ish-futbollistin e Partizanit.
Kur rezultati ishte 2-0 për grekët dhe kronometri shënonte minutën e 121-të, sepse Aris kishte barazuar humbjen e pësuar 2-0 në Kazakistan dhe takimi në Selanik kishte shkuar në shtesë, një goditje dënimi u dërgua në zonë dhe Bitri u ngrit lart në qiell për ta devijuar drejt rrjetës. Me këtë heroizëm të qendërmbrojtësit 24-vjeçar shqiptar, Astana është në fazën tjetër, ku Eneo Bitri me kolegët e tij do të përballen me finlandezët e Kups.
Rrugën e rrjetës e ka gjetur një tjetër shqiptar që aktivizohet jashtë rajoneve tona. Emir Sahiti po konfirmon startin e mirë të sezonit me Hajdukun e Splitit. Në sfidën ndaj Tobolit, kur shifrat ishin 3-0 për ekipin nga Kazakistani, 22-vjeçari doli mbi sipërfaqe duke gjetur rrjetën në minutën e 94-t, çka i mundësoi ekipit të tij të evitonte përkohësisht eliminimin, duke shkuar në shtesë, por Hajduku, që e kishte fituar ndeshjen e parë 2-0, pësoi golin e 4-t dhe me humbjen 4-1 u eliminua nga Conference League.



