Muriqi largon zërat e merkatos: Nuk kthehem te Fenerbahce, qëndroj te Lazio!
Vedat Muriqi mohon zërat për një rikthim të tij te Fenerbahce. Në një intervistë për Corriere Dello Sport sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka theksuar se është i lumtur te Lazio dhe se nuk ka asnjë kontakt me drejtuesit e klubit nga Stambolli për të qenë sërish pjesë e Fenerbahces. “ Me Fenerin nuk ka asgjë, kështu që me shumë mundësi do të qëndroj te Lazio”, theksoi Muriqi.



