Futboll

Juventusi mposht Monzan dhe fiton trofeun Berlusconi!

Në stadiumin U-Power në Monza, Trofeu Luigi Berlusconi kthehet me edicionin e 25-të . Monza e Silvio Berlusconi dhe Juventus ishin protagonistët. Bardhezinjtë  siguruan fitoren 2-1 me golat e Ranocchia dhe Kulusevski, ndërsa D’Alessandro ishte autori i golit të vetëm  për ekipin e Brianza.

Juventus pa Dybala dhe Cristiano Ronaldon, ia doli të triumfonte 2-1 kundër Monzës trofeun Luigi Berlusconi, i cili kthehet të jetë protagonisti i futbollit veror  për herë të parë që nga viti 2015.  Pjesa e parë e takimit do të përfundonte në favor të bardhezinjve falë finalizimit të Ranocchias.

Në pjesën e dytë, të dy ekipet kryen një sërë ndryshimesh, ndërkohë Zonja e Vjetër dyfishoi rezultatin me Kulusevskin. Monza në të 87-ën ngushton rezultatin falë golit të D”Alesandros. Allegri, i pakënaqur, nga stoli i flet ekipit të rrisi intesistetin dhe presionin, pa dhënë më shumë mundësi. Në fund trofeu i 25 -të Berlusconi është i Juventusit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency