U-17/ Shqipëria dy miqësore me Kosovën, datat e ndeshjeve
Zyra e Shtypit në FSHF bën me dije se dy federatat përkatëse kanë rënë dakord për zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve, që do të luhen në Kosovë. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 22 shtator, ndërsa sfida e dytë vëllazërore do të luhet më 24 shtator.
Bulku ka zhvilluar disa seleksionime dhe grumbullime me kuqezinjtë deri më tani, si dhe ka zhvilluar disa ndeshje miqësore. Së fundmi, Shqipëria U-17 mori pjesë në turneun “Torneo delle Nazioni” që u zhvillua në Itali.



