Rron Broja zyrtarizohet në Kosovë, bëhet “intelektual”
Rron Broja me skuadër të re. Ish-mesfushori i Partizanit gjatë dy sezoneve të fundit ka firmosur kontratë dyvjeçare me Dritën e Gjilanit në Superligën e Kosovës.
Njoftimi i Dritës:
“Kemi kënaqësi t’i themi mirë se u riktheve në Superligën e Kosovës, Rron Brojës, njërit prej lojtarëve më me vlerë viteve të fundit në Superioren e Shqipërisë, që tani do të jetë një INTELEKTUAL i veshur bardhekaltër.
Broja përveçse në Superligën e Kosovës, ka fituar përvojë edhe në Belgjikë, në Maqedoninë e Veriut dhe së fundmi në Superioren e Shqipërisë.
Broja u prit nga drejtori sportiv i klubit, Valon Zymberi, i cili i urojë mirëseardhjen në klubin bardhekaltër. Marrëveshja mes palëve është arritur deri në qershor të vitit 2023.”



