Eredivisie

“Silurë” e Propper nga distanca, Twente i merr një pikë Ajaxit

Ajax ngec që në javën e dytë të kampionatit holandez, pasi nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1 në transfertën ndaj Twentes. Në një sfidë të balancuar, ku skuadra e Ten Haag dominoi vetëm në kontroll topi, ishte sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Sebastien Haller që zhbllokoi rezultatin në minutën e 56’.

Megjithatë kur dukej se Ajax po shkonte drejt marrjes së tre pikëve, Twente riktheu baraspeshën me një goditje të bukur nga distanca të Propper, ndërsa në minutat shtesë të dy skuadrat patën nga një rast të mirë për të shënuar golin e fitores, por nuk ia dolën.

Twente merr kështu pikën e parë në kampionat, ndërsa Ajaxi shkon në kuotën e katër pikëve, por pa mundur të ruajë hapin e PSV-së që kryeson me dy fitore në po kaq ndeshje të zhvilluara.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency