Lajme

Goli i Redon Xhixhës i jep fitoren Tiranës ndaj Vllaznisë

Tirana dhe Vllaznia zhvilluan një ndeshje miqësore në “Selman Stërmasi” në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri të Superiores, që nis më 11 shtator. Bardheblutë ftuan 1-0 falë golit të shënuar nga Redon Xhixha në minutën e 20-të. Kujtojmë që gjatë pjesës së parë, kur ritmi i ndeshjes ishte më i lartë, Ngoo i Tiranës dhe Liridon Latifi i Vllaznisë humbën mundësi të arta për shënim.

Gjatë pjesës së dytë të dy trajnerët kryen zëvendësime të shumta, por rezultati nuk ndryshoi, me golin e Xhixhës që i dha fitoren Tiranës.

Formacionet titullare:

TIRANA: Bekaj, Toli, Hoxhallari, Behiratche, Përgjoni, Limaj, Hoti, Totre, Xhixha, Seferi, Ngoo. Trajner: Orges Shehi.

VLLAZNIA: Zogovic, Shimaj, Adili, Falloëe, Smajli, Krymi, Kruja, Jonuzi, Herik, Latifi, Aralica. Trajner: Thomas Brdariç.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency