Katar 2022

Dita e Kosovës dhe jo vetëm, në Supersport spikasin duelet Hungari-Angli dhe Suedi-Spanjë!

Pas 2 humbjesh në dy ndeshjet e para të grupit B, Kosova e Bernard Challandes do të tentojë të marrë pikët e para në sfidën e kësaj të enjteje ndaj Gjeorgjisë në transfertë. Një ndeshje e vështirë për dardanët të cilët kanë probleme edhe me dëmtimet e disa elementëve cilësore, por që gjithsesi mund të kalohet me sukses nëse Kosova shfaq të njëjtën grintë dhe dëshirë si në eliminatoret e Euro 2020. Dueli i Batumit mes Gjeorgjisë dhe Kosovës do të startojë në orën 18:00 dhe do të keni mundësi ta ndiqni drejpërdrejt në Supersport ashtu si edhe sfidën e Italisë me Bullgarinë me të kaltrit që do të prezantojnë para tifozëve të tyre trofeun e Euro 2020 të fituar në Londër 50 ditë më parë. Të kaltrit janë favoritë për të marrë tre pikët e radhës përballë një Bullgarie me shumë probleme që ka grumbulluar vetëm 1 pikë në 3 ndeshjet e para të grupit C. Në grupin I ku bën pjesë edhe Shqipëria spikat sfida mes Hungarisë dhe kryesuesve të Anglisë që do të zhvillohet në Budapest në stadiumin Puskas Arena. Suedi-Spanjë është një tjetër duel intrigues që nuk do të mungojë në ekranin e Supersport ashtu si edhe takimet Lihtenshtejn-Gjermani dhe Maqedoni e Veriut-Armeni.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency