Ligue 1

Marcelo qëndron te Lyon pavarsisht problemeve!

Edhe pse u dënua të stërvitej me skuadrën e dytë të Lyon, për shkak të sjelljes së tij pahijshme në dhomat e zhveshjes, pas sfidës me Angers, Marcelo vendosi të mos largohej nga skuadra edhe pse pati oferta nga klube të tjera. Drejtori sportiv, Juninho Pernambucano gjatë një interviste, sqaroi situatën lidhur me mbrojtësin. Ai deklaroi se futbollisti pati oferta shumë të mira, edhe më të mirë se kontrata aktuale, por ai nuk i pranoi. Juninho theksoi se klubi ishte gati ta lironte para kontratës Marcelon nëse ai do të donte, por ai zgjodhi të qëndonte për momentin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency