Kombëtare

Nedim Bajrami stërvitet me grupin dhe fton tifozët në stadium (Video)

Nedim Bajrami do të jetë “përforcimi” më i ri i Kombëtares Shqiptare, që pasi fitoi gjyqin me FIFA-n në CAS, ka grumbulluar fantazistin për ta pasur gati që në ndeshjen e radhës eliminatore ndaj Hungarisë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”.

Futbollisti 22-vjeçar që po shkëlqen me fanellën e Empolit në Itali, u stërvit me kuqezinjtë në muajin mars, por pas lejes zyrtare për të veshur fanellën e Shqipërisë, iu ribashkua në stërvitje grupit të drejtuar nga trajneri Edi Reja.

Në një video-mesazh të shkurtër për faqen e Federatës Shqiptare të Futbollit, Bajrami ka zbuluar se ndihet shumë mirë dhe i lumtur që do të veshë fanellën e Shqipërisë, teksa ka pasur edhe një ftesë për tifozët, të cilëve u ka lënë takim në “Elbasan Arena”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency