Kategoria Superiore

Orët e fundit të merkatos, Partizani huazon Dean Liçon nga Ascoli

Në ditën e fundit të merkatos, Partizani nxiton të kompletojë skuadrën në dispozicion të trajnerit Ilir Daja dhe pas firmës me talentin 18-vjeçar Xhafer Hodo, ka sjellë në ekip edhe mesfushorin 21-vjeçar Dean Liço.

Korçari e ka nisur karrierën në ekipet e moshave të Skënderbeut, ndërsa më pas ka luajtur edhe për të rinjtë e Leganes, Sporting e Lazios. Prej verës së kaluar Liço u transferua te Ascoli në Serinë B italiane, ndërsa “të kuqve” u është bashkuar në formë huazimi për një sezon.

Dean Liço ka qenë pjesë edhe e moshave të Kombëtares Shqiptare, pasi ka luajtur me ekipin U17 dhe atë U21, ndërsa te Partizani do të synojë t’i japë një tjetër shtysë karrierës së tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency