Harrohet penalltia ndaj Italisë, Saka duartrokitet në Wembley!
11 ndeshje dhe 2 gola, janë shifrat e Bukayo Saka me Anglinë, me 20-vjeçarin i cili firmosi pokerin në fitoren e “Tre Luanëve” përballë Andorrës në ditëlindjen e tij. Një gol i rëndësishëm në aspektin personal, por mbi të gjitha një gol i cili vjen në një moment deçiziv të karrierës së tij, sidomos pas asaj penallti të humbur në finalen e Europianit përballë Italisë. Në të njejtën tokë dhe në të njejtin stadium, ku para një muaj Saka gaboi, mbremjen e 5 shtatorit të gjithë u ngritën në këmbë për ta duartrokitur si përpara ashtu edhe pas golit. Një emocion i veçantë për talentin e Arsenalit i cili nuk e fsheh entuziasmin për atmosferën e krijuar dhe pritjen e dhuruar nga tifozët në mitikun “Wembley”.
“Ishte dhurata perfekte për datëlindjen time. Jam shumë i lumtur për golin dhe për fitoren dhe mbi të gjitha për faktin se unë munda ta festoj ditëlindjen time me këtë. Pritja ishte e jashtzakonshme dhe kjo më lumturoi më shumë, madje kjo bëri diferencën dhe më ndihmoi shumë. Më në fund ia dola të shënoj këtu dhe të festoj përpara tifozëve dhe familjes time,” përfundoi Saka.
Anglia kryeson grupin I me pikë të plota pas 5 ndeshjeve të para, duke hedhur hapa të sigurtë drejt kualifikimit në Katar. Fushata e këtyre eleminatoreve për anglezët do të mbyllet me një transfertë delikate në letër dhe të drejtpërdrejt për fatet e grupit përballë Polonisë së Lewandowskit e cila qëndron në vendin e dytë, me 10 pikë, 5 më pak se Anglia.



