Kategoria Superiore

Egnatia për notën 10, e mbyll merkaton me ish-lojtarin e Marseille!

Egnatia e mbyll merkaton e verës me një tjetër goditje të rëndësishme. Pas holandezit Arsenio Valpoort dhe gjeneralit të mesfushës Bruno Telushi i cili mund të konsiderohet edhe si goditja më e bujshme e rrogozhinasve në këtë merkato veriore, në dispozicion të trajnerit Gugash Magani presidenti Agim Demrozi ka vendosur edhe francezin Chris Gadi. Sulmuesi anësor 29-vjeçar vjen te Egnatia pas një karriere shumë të pasur ku ka spikatur, teksa ka dalë si futbollist nga Olympique Marseille me të cilët ka debutuar në Ligue 1 ndërkohë që është aktivizuar edhe me Boulogne në Francë, Lokomotiv Plovdiv, Beroe e Septmvri Sofia në elitën e futbollit bullgar, kampionat në të cilin ka arritur të realizojë dhe 18 gola në total. Gjatë viteve të fundit karriera e Gadi ka ardhur në rënie teksa është aktivizuar në Egjipt, Belgjikë e sërish Bullgari me 29-vjeçarin që e ka nisur herët këtë sezon pasi gjatë muajve korrik dhe gusht ka qenë pjesë e klubit të kategorisë së dytë bullgare Montana me të cilët është aktivizuar në 6 ndeshje. Me pak fjalë forma fizike e Gadi është e kënaqshme dhe ai do të jetë gati për trajnerin Gugash Magani që në ndeshjen e parë të kampionatit.

Afrimi i Gadi te Egantia erdhi fill pas atij të Bruno Telushit duke rritur cilësinë në skuadrën rrogozhinase që në këtë session veror të merkatos ka afruar të tjerë emra me peshë si Besar Iseni, Demir Imeri apo edhe Franc Ymeraliaj e Pedro Augusto në mënyrë që trajneri Gugash Magani të ketë në dispozicion një skuadër të aftë që mund të mos jetë kalimtare në Kategorinë Superiore por të luftojë për objektiva madhorë. Një tregues i qartë i objektivave të rëndësishëm të Egnatias është afrimi i Bruno Telushi i cili refuzoi disa ekipe me emër në Shqipëri për t’u bashkuar me rrogozhinasit pas eksperiencës në Azerbajxhan ku fitoi titullin kampion me Neftchi Baku, kjo edhe për vetë faktin pasi u bind nga projekti serioz i presidentit Agim Demrozi.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency