La Liga

Vinicius dhe Benzema në fund përmbysin Valencian, Reali kryeson i vetëm!

Tjetër fitore në minutat e fundit për Realin e Madridit pas asaj ndaj Interit në Champions League. Los Blancos triumfuan 1-2 në transfertën e Mestallas ndaj Valencias falë golave të realizuar në 4 minutat e fundit të kohës së rregullt nga Vinicius dhe Benzema. Një sukses me përmbysje në një fushë të vështirë me Realin që bëri të pavlefshëm golin e Hugo Duros. Më këtë fitore e 4-ta në 5 takime skuadra e Ancelottit mori e vetme kryesimin e La Ligas me 13 pikë, 2 më shumë se kampionët në fuqi të Atletico Madrid.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency