Manchester United nxjerr në shitje Anthony Martial!
E ardhmja e Anthony Martial me shumë mundësi do të jetë larg Manchester United. Sulmuesi i cili po “lufton” për një vend në skuadër, duket si ka mbaruar koha në dispozicion për të vazhduar aventurën te “djajtë e kuq”, pasi klubi me miratimin e trajnerit Ole Gunnar Solskjær e kanë nxjerrë në merkato lojtarin duke e fiksuar në 50-55 milionë euro çmimin e kartonit të tij. Francezi nuk ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës në asnjë nga 6 paraqitjet e tij deri më tani në këtë sezon, ndërsa sezonin e kaluar në 22 aktivizime ka shënuar vetëm 4 gola, shumë larg pritshmërive të tij. Me shitjen e Martial klubi do të synojë Haaland të Borussia Dortmund.



