Futboll

Nis kursi i ri UEFA PRO

Edicioni i tetë i kursit të licencimit për trajnerë të nivelit “UEFA Pro”, që është edhe niveli më i lartë për një trajner futbolli ka nisur zyrtarisht ditën e sotme.

Në këtë kurs, që do të zgjasë rreth 8 muaj do të marrin pjesë 20 trajnerë, të cilët do të ndjekin kurrikulën e përgatitur nga UEFA, në bashkëpunim me FSHF-në.

Kursi do të zhvillohet në ambientet e Shkollës së Trajnerëve në Kamëz, duke respektuar të gjitha masat kufizuese dhe protokollet sanitare  kundër Covid-19 dhe do të drejtohet nga përfaqësuesit e Sektorit të Edukimit, Astrit Maçi dhe Alban Tafaj, të cilët janë edhe përgjegjës për organizimin e këtij programi arsimor, në bashkëpunim me Departamentin Teknik në Federatën Shqiptare të Futbollit, që drejtohet nga Giancarlo Camolese.

Ky nuk është kursi i vetëm që organizohet nga FSHF-ja, pasi më herët janë organizuar edhe kurset e niveleve të tjera të licencimeve për trajner, ku janë diplomuar emra të njohur të trajningut shqiptar.

UEFA PRO është niveli më i lartë i licencës dhe trajnerët që zotërojnë këtë licencë mund të drejtojnë çdo lloj skuadre në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency