Lajm i trishtueshëm, Kosta Grillo nuk ia del në luftën ndaj COVID-19!
Kjo e martë vjen me një lajm të trishtueshëm për botën e gazetarisë sportive në vend. Komentatori sportiv, Kosta Grillo (59 vjeç), nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Grillo ka ndërruar jetën në Turqi, ku po merrte mjekim të specializuar pas rëndimit të gjendjes shëndetësorë që në muajin gusht.
Për javë të tëra Kosta luftoi me armikun e padukshëm, por në fund u dorëzua, duke pikëlluar familjen, të afërmit, miqtë dhe kolegët e tij të panumërt.
Redaksia e SuperSportit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Kosta Grillos. U prehsh në paqe koleg!



