Bulku shpjegon zgjedhjet e Rejës dhe zbulon objektivin e kuqezinjve
Ndihmësi i trajnerit Edi Reja, Ervin Bulku ishte në një lidhje direkte me emisionin “Kuqezi” në SuperSport, ku shpjegoi zgjedhjet e teknikut italian dhe zbuloi objektivin e kuqezinjve për sfidën ndaj Hungarisë.
“Trajneri Edi Reja ka përzgjedhur 11-shen më të mirë për të përballuar kundërshtarin. Jemi në një fazë vendimtare të eliminatoreve dhe e dimë që na duhet një ndeshje shumë e mirë, për të fituar dhe për të mbajtur gjallë synimet tona. Besoj se do të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim rezultatin e duhur”, tha ndër të tjera Bulku.



