Edy Reja: Nuk kemi arritur ende asgjë, Broja? Kemi 23 titullarë
Edy Reja shmang euforinë pas fitores me Hungarinë. Trajneri i kuqezinjve në emisionin Kuqezi, deklaroi:
“Nuk ka mbaruar asgjë, u thashë futbollistëve që ishte një fitore e bukur, por nuk kemi arritur asgjë përfundimtare. Ne mund të luajmë me këdo, kemi mentalitetin e duhur. Kemi luajtur, por jo në vazhdimësi. Kemi bërë gjëra të mira dhe të jo të mira. Ishte kënaqësi që kemi fituar dy ndeshje me Hungarinë”.
A është ndeshja më e mirë nën drejtimin tuaj?
Jo, mund të them se nuk jam plotësisht i kënaqur mund të bënim më mirë. Në pjesën e parë patëm vështirësi në mesfushë, në të dytën ndryshuam, kishim mundësi zgjedhjeje. Të arrish fitoren në Hungarinë më lumturon, kanë vuajtur shumë djemjtë, sidomos në 10 minutat e fundit. Në fazën mbrojtëse nuk kemi vuajtur, ata patën nja dy raste, por ne jemi mbrojtur shumë mirë.
Mendoni ta nisni ndeshjen e Poloninë me Brojën titullar?
Nuk e di përse i bëni këto pyetje. Nuk ka rëndësi, kemi 23 lojarë, janë të gjithë të barabartë. Mendoj se ata që janë në pankinë, janë më vendimtare, sepse ata që luajnë nga fillimi e kanë më të vështirë. Broja, me shpëjtësinë që ka, bëhet i rrezikshëm kur ka hapësira. Është djalë i ri, duhet të rritet, të ketë më shumë rendiment dhe duhet të përmirësohet.



