Kombëtare

Sfida ndaj Polonisë, një lajm i mirë dhe një lajm i keq për kuqezinjtë

Fitorja me Hungarinë në Budapest ishte historike, spektakolare dhe mjaft e rëndësishme për ecurinë e Kombëtares Shqiptare në ecurinë e eliminatoreve të Katar 2022, megjithatë festa nuk mund të vijojë gjatë.

Kjo pasi të martën në mbrëmje kuqezinjtë i pret një tjetër finale, akoma më e rëndësishme se ajo ndaj maxharëve, këtë herë në “Air Albania” ndaj Polonisë, rivalit direkt për vendin e dytë në grup, që të siguron një biletë për fazën Play Off të Botërorit.

Lajmi i keq për trajnerin Reja dhe grupin kuqezi është mungesa e Berat Gjimshitit, që pësoi një frakturë në dorë gjatë një përplasjeje në zonë në minutën e 25-të të ndeshjes me Hungarinë dhe u largua nga fusha me barelë, për t’u dërguar direkt në spital.

Video/ Hungari-Shqipëri 0-1, përmbledhja e rasteve dhe golit

Si trajneri, ashtu edhe presidenti Duka konfirmuan se mbrojtësi nuk do të jetë në dispozicion për sfidën ndaj polakëve në kryeqytet dhe vendin e tij në fushë pritet ta marrë njëri mes Kastriot Dermakut dhe Frederik Veselit, me këtë të fundit më favorit.

Megjithatë lajmi i mirë është fakti që për sfidën ndaj polakëve janë shitur të 22 mijë biletat e vëna në dispozicion nga FSHF-ja dhe stadiumi “Air Albania” do të jetë i tejmbushur, për të përkrahur pareshtur djemtë kuqezi në fushën e blertë.

Pikërisht tifozëria kuqezi do të jetë lojtari i 12 në “Air Albania”, me shpresën që të bëjë diferencën në një përballje, ku marrja e tre pikëve “blindon” Shqipërinë në vendin e dytë të grupit.

 

Shifra, fakte dhe rekord, Shqipëria e varur nga Armando Broja

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency