Merkato

Arabët, gati të kthejnë Aaron Ramsey-n në Angli

Gjatë verës kishte vendosur për të që qëndruar tek Juventusi dhe të bindte trajnerin Allegri, por duket se situata ka ndryshuar dhe Aaron Ramsey tashmë po vlerëson mundësinë e një rikthimi në Premier League.

Klubi bardhezi, nga ana tjetër, në rast se uellsiani do të largohej, do të shpëtonte nga paga e tij që kap shifrën e rreth 7 milionë eurove në sezon. Kontrata e 30-vjeçarit përfundon në vitin 2023 dhe bardhezinjtë duan të përfitojnë nga shitja e tij për të mos e humbur lojtarin me parametër zero.

Mesfushori ndiqet me interes nga Newcastle dhe drejtuesit e rinj arabë dëshirojnë të përforcojnë skuadrën me lojtarë të një niveli të lartë dhe Ramsey bën pjesë në listën e anglezëve për merkaton e janarit.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency