Video/ Shqipëria bie ndaj Polonisë, “ëndrra” Katar 2022 mbetet në sirtar
Shqipëria nuk ia del të mbajë të ndezur festën kuqezi, që kishte nisur menjëherë pas triumfit në Budapest ndaj Hungarisë dhe kishte arritur kulmin pikërisht në “Air Albania”, aty ku në fund ishin polakët ata që festuan, falë një suksesi minimal 0-1.
Ia dolën të marrin tre pikët falë një pakujdesie në mbrojtje nga ana e tanëve, por gjatë gjithë 90-minutave nuk treguan asgjë më tepër se kuqezinjtë dhe djaloshi Marash Kumbulla ia doli të izolojë edhe pikën e tyre më të fortë, polakun Lewandowski.
Sfida ishte e balancuar deri në minutën e 76’, me të dy skuadrat që kujdeseshin më shumë për të mbajtur larg rrezikun,sesa për të shkuar te goli, megjithatë një mungesë vëmendjeje e Elseid Hysajt, bëri që të ndëshkoheshim nga ana e Swiderskit, që erdhi nga stoli dhe konfirmoi se është njeriu i momentin për polakët.
Më pas erdhi ajo hedhje sendesh drejt lojtarëve polakë,që solli ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta, pasi bëhej fjalë për një gjest të përsëritur, megjithatë pas një paralajmërimi, skuadrat u rikthen në fushë për të luajtur pjesën e mbetur të lojës.
Reja provon gjithçka, duke hedhur në fushë edhe mesfushorët Çokaj e Bajrami, që marrin vendet e Bares dhe Roshit, megjithatë dy tentative të Brojës nuk patën fundin që të gjithë dëshironin dhe vërshëllima finale e arbitrit Turpin la në fuqi suksesin e polakëve.
Pas kësaj ndeshjeje, kuqezinjtë zbresin në vendin e tretë me 15 pikë, dy më pak se Polonia që ngjitet e dytë. Ëndrra për Play Off-in mbetet ende e hapur, por vetëm matematikisht, pasi tani fati nuk është më në dorën tonë, por në atë të polakëve, që vështirë se mund të gabojnë.
Shqipëri-Poloni 0-1 (Swiderski) – Kronika e ndeshjes
– Mbyllet sfida me fitoren minimal 0-1 të polakëve…
89’ – Tjetër shpërthim i Brojës, që driblon disa kundërshtarë, futet mirë në zonë dhe provon goditjen, por topi përfundon pa problem në duart e portierit polka Szczesny.
87’ – Broja futet mirë në zonë, por e tepron me tentativën për të shënuar nga një kënd thuajse zero, ndërkohë që mund të bënte më mirë po të shërbente për Manajn në qendër të zonës.
76′ – Rifillon loja për minutat e mbetura. Reja luan gjithçka, duke hedhur në fushë Bajramin e Çokajn, për Baren e Roshin
Pritet rikthimi i skuadrave në fushë për të vijuar lojën, teksa është bërë edhe paralajmërimi i fundit për tifozët, që të mos përsëritin hedhjen e sendeve.
76′ – E pabesuesme çfarë ndodh në “Air Albania”. Hysaj harron Swiderskin në shtyllën e dytë, që gjuan saktë dhe dërgon topin në rrjetën e portës së Berishës. Më pas shkon të festojë pas portës kuqezi, por aty fluturojnë sende drejt tij dhe polakëve. Kaq mjaftoi që arbitri francez Clement Turpin të dërgojë polakët në dhomat e zhveshjes, duke qenë se ishte rasti i dytë i hedhjes së sendeve.
72’ – Jemi me fat. Keidi Bare mban shumë topin dhe rrëshqet, duke i dhënë mundësi Krychowiak të hyjë në zonë e të provojë shërbimin për Lewandowskin, por ndërhyrja e Berishës është vendimtare dhe shmang rrezikun. Proteston më kot mesfushori kuqezi për një faull.
70’ – Freskon sulmin edhe Polonia, që largon Buksa dhe hedh në fushë Swiderskin. Largoet edhe Jozwiak, për t’i lënë vendin Frankowskit.
66’ – Manaj kombinon mirë me Roshin dhe provon të driblojë disa kundërshtarë, por është Glik i fundit, që ndërhyn saktë dhe e ndal.
65’ – Tjetër ndërrim te kuqezinjtë. Largohet nga fusha Trashi, që ishte larg ditëve të tij më të mira dhe në vendin e tij aktivizohet Lenjani.
58’ – Vjen momenti që tifozët e prisnin aq shumë. Trajneri Reja ndërhyn për të hedhur në fushë bomberin e momentit te kuqezinjtë, Armando Broja, i cili merr vendin e Myrto Uzunit.
48’ – Mundësi mjaft e mirë e kuqezinjve, me Roshin që kthen në qendër, por ndërhyn mbrojtja polake. Topi shkon te Hysaj, që provon një rrotullim, por arbitri akordon një faull të çuditshëm dhe nxit protestat e shkodranit, që ndëshkohet me karton të verdhë.
– Starton pjesa e dytë. Nuk ka asnjë ndryshim në formacionet e të dy skuadrave…
– Mbyllet pa gola pjesa e parë. Lojë e kujdesshme e kuqezinjve, që mund të kishin bërë më mirë në disa situata në sulm
38′ – Buksa ndërhyn ashpër ndaj Kumbullës dhe ndëshkohet.
30’ – Zielinski provon me një goditje nga distanca, por topi përfundon pa problem në duart e Berishës.
14’ – Pranë golit të avantazhit polakët, që pas një topi të ardhur nga këndi, provojnë në një rrëmujë në zonë, por sfera shkon mbi kuadratin e Berishës.
9’ – Shkëndijën e parë e japin kuqezinjtë, me Ramadanin që rikuperon një top në gjysmëfushën kundërshtare dhe nis menjëherë Manajn, që injoron Uzunin të lirë në zonë dhe provon vetë, por gjen trupin e mbrojtësit polak, Glik. E pafalshme që lushnjari nuk shërbeu për Uzunin, i cili ishte i vetëm me portierin.
– Starton sfida në “Air Albania”…
Formacioni zyrtar i Shqipërisë:

19:00 – Gjithçka gati në “Air Albania”, që duket në gjendje të shkëlqyer për të pritur këtë takim mjaft të rëndësishëm të kuqezinjve…
18:30 – Atmosferë e jashtëzakonshme para ndeshjes, tifozët “e djegin” me këngë patriotike
Zbuloni bilancin e përballjeve Shqipëri-Polonisë:
Bilanci/ Shqipëri-Poloni, UEFA nuk njeh të vetmen fitore të kuqezinjve
16:30 – Gazetari i Supersport, Jurgen Zela ishte në një lidhje direkte në vend-grumbullimin e tifo-grupeve të kombëtares, prej ku përcolli emocionet dhe entuziazmin e tyre para ndeshjes Shqipëri-Poloni.
15:00 – Supersport vijon me maratonën e lidhjeve direkte, në pritje të sfidës Shqipëri-Poloni, ndërsa së fundi për mikrofonin e gazetares Albana Bejko ka folur zëdhënësi për shtyp i FSHF-së, i cili ka konfirmuar lajmin e prekjes nga koronavirusit të mesfushorit Klaus Gjasula, si dhe ka folur në lidhje me planin B të trajnerit Edi Reja.
14:30 – Fati i keq ndjek Shqipërinë para ndeshjes, pas Cikalleshit, edhe Gjasula ndalet nga koronavirusi
Telashe për trajnerin Reja, edhe Gjasula preket nga koronavirusi
13:00- Gjithçka duhet të dinë tifozët, çfarë nuk lejohet në stadium, ora e hapjes së dyerve të “Air Albanias”, rrugët e bllokuara… Albana Bejko raporton nga sheshi “Nënë Tereza”.
12:00 – Gazetarja e SuperSportit, Albana Bejko, raporton mbi të rejat më të fundit nga “Air Albania”, aty ku po bëhen përgatitjet e duhura për të mirë-organizuar këtë ndeshje historike për Shqipërinë.
– Stadium “Air Albania” nuk do të jetë i gjithë për tifozët kuqezi. Mësohet se janë rreth 1000 tifozë polakë që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë, për të qenë pranë përfaqësueses së tyre në këtë sfidë vendimtare për vendin e dytë në Grupin I kualifikues të eliminatoreve “Katar 2022”.
Një mijë polakë në stadium, të tjerë kërkojnë bileta në birrari (Foto)
– Pragndeshja me Poloninë, ja cila është agjenda e kuqezinjve:
07:30 – 09:30 – Mëngjesi
13:00 – Dreka
18:15 – Nisja për në stadium
20:45 – Ndeshja Shqipëri – Polonia
Gjimshiti operohet me sukses dhe jep një mesazh për kuqezinjtë…
Gjimshiti, zemër kuqezinjve: Operacioni, i suksesshëm, kthehem së shpejti!
Tifogrupet mbarëshqiptare bashkohen në një sektor…
Të gjitha tifo-grupet një krah Kombëtares, “Air Albania” do të jetë “vullkan” kuqezi



