Mesfushori i Milanit e ka vendosur, do tё kthehet nё Spanjё
Samu Castillejo mund t’i thotë lamtumirë Milanit që gjatë merkatos së janarit. Pasi refuzoi të transferohej në Rusi te CSKA e Moskës, mesfushori duket se ka vendosur të kthehet në kampionatin spanjoll, ku më parё ka veshur fanellat e Malagës dhe Villarealit.
26-vjeçari, i cili luan sezonin e tij të katërt me “Djallin”, nuk po gjen hapësirat e dëshiruara, pasi nuk preferohet nga trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, që këtë sezon nuk e ka aktivizuar futbollistin në asnjë ndeshje të kampionatit. Duke parë situatën e krijuar, Castillejo ka arritur akordin paraprak me skuadrën e Getafes, ku pritet të transferohet menjëherë gjatë merkatos së janarit për shumën e 6-7 milionë eurove.



