La Liga

Barca blindon Pedrin, kontratë afatgjatë me klauzolë stratosferike

Ashtu siç u paralajmëruar dje nga mediat spanjolle, Barcelona ka blinduar me një kontratë të re mesfushorin e talentuar Pedri, i cili ishte një titullar i padiskutueshëm sezonin e kaluar, jo vetëm në klubin katalan, por edhe në përfaqësuesen spanjolle.

Tashmë Pedri ka firmosur për të qenë pjesë e katalanëve deri në verën e 2026-ës, ndërsa ajo që tërheq vëmendjen, është pikërisht klauzola e prishjes së kontratës, që kap shifrën e një miliardë eurove, në mënyrë që asnjë klub tjetër të mos çojë ndërmend blerjen e tij.

Gjatë të premtes pritet të bëhet edhe një ceremoni zyrtare e firmës mbi kontratën e re, me Barcelonën që e sheh Pedrin si një element kyç jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen e klubit, pasi bëhet fjalë për një mesfushor që është vetëm 19 vjeç.

Pedri debutoi me klubin katalan më 20 gusht të vitit të kaluar dhe që atëherë numëron 56 ndeshje, në të cilat ka shënuar 4 gola e ka dhënë 6 asiste, teksa pikërisht për shkak të performancës së mirë, është bërë pjesë e listës së 30 kandidatëve për të fituar Topin e Artë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency