Rennes “fabrikë talentesh”, pas Camavingës spikat një sulmues 16-vjeçar
Ajax, Borussia Dortmund, Barcelona dhe Chelsea janë disa nga klubet më të shquara për prodhimet e akademive të tyre të futbollit, megjithatë në Francë po bën mjaft mirë në këtë drejtim edhe klubi i Rennes, që në vitet e fundit ka nxjerrë emra si Dembele e Camavinga, të cilët luajnë për dy skuadrat më të mira spanjolle.
Mesfushori Camavinga iu bashkua Realoit të Madridit vetëm këtë verë, pasi kërkohej nga shumë klube, megjithatë te Rennes ka të tjerë emra që janë në pritje të transferimit në një ligë dhe skuadër më të fortë, siç janë Jeremy Doku dhe Kamaldeen Sulemana.
Së fundi klubi francez ka bërë të debutojë edhe sulmuesin e talentuar Mathys Tel, i cili u bë futbollisti më i ri që luan për Rennes, pasi zbriti në fushë në moshën 16 vjeç e 110 ditë dhe deri tani numëron 4 paraqitje në Ligue 1.
Tel cilësohet si një nga talentet më të mëdha të futbollit francez, pasi në fushën e lojës po tregon një pjekuri më të madhe për moshën që ka dhe nivele mjaft të larta teknike e fizike.
Kombëtarja vatër infektimi, dy kuqezinj të tjerë rezultojnë të prekur nga koronavirusi
Kanë mjaftuar këto 4 ndeshje të para, që emri i sulmuesit të përfundojë në bllokun e shënimeve të drejtuesve të klubeve më të mëdha të futbollit europian, të cilët janë gati të ndërhyjnë që në janar për të bllokuar kartonin e Tel.
Në dyert e klubit të Rennes kanë trokitur tashmë disa klube nga Premier League, megjithatë francezët duan t’i japin mundësi sulmuesit 16-vjeçar që të rritet në qetësi dhe më vonë të përfitojnë shumë më tepër prej kartonit të tij.
Kur paratë nuk mjaftojnë, tre trajnerë të njohur refuzojnë stolin e Newcastle



