Kombëtare

Bulku në “Gol pas Goli”: Ja pse nuk ishin titullarë Bajrami e Broja

Ndihmësi i trajnerit Edi Reja në kombëtaren shqiptare, Ervin Bulku ishte i ftuar në emisionin “Gol pas Goli” për të folur për sfidat e Abissnet Superiore, por nuk mund të rrinte pa diskutuar edhe për sfidën e kuqezinjve ndaj Polonisë.

Bulku u ndal për të analizuar rast pas rasti, qoftë zëvendësimet, por edhe vendimet për të mbajtur në stol nga fillimi lojtarë si Broja e Bajrami, prej të cilëve pritet shumë.

Zëvendësimet e vonuara – Bare na kërkoi zëvendësim për një problem muskulor dhe po e përgatisnim, por po të shohësh golin, e kemi pësuar për gabime individuale dhe nuk ka ndikim koha kur i bën zëvendësimet. Nuk duhet të harrojmë që ne kishim disa mungesa dhe për më tepër, në Hungari patëm një ndeshje shumë impenjative, ndërsa Polonia e kishte praktikisht pushim ndaj San Marinos, pasi nuk u lodh fare.

Broja – Ka luajtur 4 ndeshje si titullar, dy në Ligën e Kombeve dhe ndaj Anglisë e San Marinos në eliminatore, por nuk ka lënë gjurmë. Ng ana tjetër, kur ka ardhur nga stoli, ka bërë diferencën dhe na ka dhënë 6 pikë vetëm për merita të tij. Pikërisht për këtë arsye kemi vendosur ta hedhim në fushë në pjesën e dytë, pasi shfrytëzon më mirë aftësitë e tij.

Bajrami – Që kur ka kaluar koronavirusin, nuk ka më të njëjtën formë fizike dhe presim që të rikuperohet më së miri. Nëse e shihni edhe te Empoli, ose luan në pjesën e dytë, ose e nis titullar dhe zëvendësohet që në fillim të pjesës së dytë, pasi nuk ka ende më shumë se 50-60 minuta në këmbë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency