Ajaxi kthehet te fitorja me dyshen Haller-Neres, ngec Feyenoordi
Ajaxi i Amsterdamit nuk mund të bëjë të gabime rresht. “Harkëtarët” fituan 0-2 në fushën e Heerenveenit, duke ruajtur diferencën prej katër pikësh me skuadrën ndjekëse, PSV Eindhoven.
Haller, “bomberi” francez me origjinë nga Bregu i Fildishtë e zhbllokoi takimin në minutën e 24-t, i asistuar nga Tadic. Ky i fundit shërbeu edhe për Neres në minutën e 75-të për golin e sigurisë të Ajaxit.
Më herët, Feyenoordi i Roterdamit nuk ia doli të merrte pikët e plotë në shtëpi përballë Waalëijk. Toornstra u dha epërsinë vendëse në minutën e 34-t, por miqtë reaguan shumë shpejt, duke shënuar dy herë me Odgaard dhe Anita para se të shkonin në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve.
Sapo nisi fraksioni i dytë Til barazoi 2-2, por rezultati nuk ndryshoi më, pavarësisht presionit të vazhdueshëm të vendasve për të gjetur golin e fitores.



