Aromë divorci Wanda – Icardi, postimi në rrjetet sociale nuk lë dyshime
Wanda Nara dhe Mauro Icardi po i japin fund martesës? Të shtunën, në mbrëmje, familja Icardi u trondit nga lajmi që erdhi nga Argjentina, sipas të cilit ish-kapiteni i Interit e ka tradhtuar bashkëshorten e tij VIP. Ishte vetë Wanda ajo që nxiti thashethemet me një cicërimë, në të cilën shkruante:
“Ke shkatërruar një familje tjetër për shkak të një kurve”.
Mesazhi i drejtohet pikërisht Mauritos, një hipotezë e mbështetur nga fakti se Wanda nuk e ndiqte më bashkëshortin e saj në rrjetet sociale.
Por me kë do ta tradhtonte sulmuesi i Paris Saint-Germain gruan e tij? Me Eugenia Suarez, një aktore shumë e famshme 29-vjeçare në Argjentinë dhe një mikeshë (tashmë ish-mikeshë) e Wanda Naras, që ka zhdukur nga profilet e saj shumë foto me Mauriton.
Ndarja e çiftit mund të hapë skenarë të rinj: dihet mirë se Wanda ishte vendimtare në zgjedhjen e sulmuesit për të lënë Interin. Gjithashtu është raportuar se Wanda Nara i ka dërguar një mesazh privat një shoqeje të saj, duke zbuluar ndarjen e saj të afërt nga Icardi. Shoqja e saj më pas e ndau mesazhin në rrjetet sociale.




