Kategoria Superiore

Brdaric dhe Djurdevic optimistë: Vllaznia e “thyen” Dinamon!

Pas 3 barazimeve radhazi, Vllaznia do të kërkojë me të gjitha mënyrat të rikthehet te fitorja në kampionat, në supersfidën që do të mbyllë javën e 5-të të Abissnet Superiores ndaj Dinamos, ndeshje që do të luhet të hënën në mbrëmje në orën 19:45 në stadiumin Loro Boriçi. Trajneri i kuqebluve Thomas Brdaric ka rikuperuar brazilianin Da Silva ndërkohë që në konferencën për shtyp u shfaq optimist mbi mundësitë që ka Vllaznia për të marrë maksimumin përpara publikut të saj.

“Puna në ekip për mua është më vendimtare. Vllaznia është një skuadër, janë tifozët, lojtarët dhe ekipi.Mungesat? Sigurisht që kanë impakt dhe do duhet të bëjmë zëvendësime. Nuk kemi vetëm 11 lojtarë, kemi 24. Gjithsecili ka mundësinë  për të treguar veten. Kemi bërë një punë pozitive, ashtu është edhe ajo që bëjmë. Kemi disa probleme për të zgjidhur edhe gjatë javës. Të jemi të përqëndruar sepse jemi në proces zhvillimi. Të aftë jemi për t’u mbrojtur me të gjithë lojtarët. Duhet të jemi në më shumë se 100 përqind të formës në këtë ndeshje. Futbolli sot kërkon që të jemi agresivë, Dinamo luan mirë futboll dhe e ka treguar. Ne duhet të jemi në maksimumin tone”.

Brdaric iu kundërpërgjigj edhe ish-lojtarit të Vllaznisë, Eni Imami i cili theksoi se Dinamo është më e fortë dhe të hënën do të jenë shkodranët ata që do të dalin nga fusha të zhgënjyer.

“Më pëlqejnë mendimet e Imamit, le të flasim pas ndeshjes. Konkurrenca duhet të sjellë zhvillim dhe mendoj se ne kemi lojtarë në çdo repart që mund të bëjnë këtë, jemi të kompletuar si në sulm ashtu edhe në mbrojtje e mesfushë, alternativat nuk na mungojnë”.

Bashkë me trajnerin Brdaric në konferencën për shtyp ishte edhe sulmuesi nga Maqedonia e Veriut Fahrudin Djurdevic i cili ishte heroi i kualifikimit të Vllaznisë në turin e dytë të Conference League pasi shënoi dy herë në përmbysjen 3-0 të shkodranëve ndaj Siroki Brijeg. Djurdevic i cili rikthehet nga një dëmtim i gjatë arriti të shënonte në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Labërisë në mesjavë duke treguar edhe njëherë se është një lojtar shumë i rëndësishëm për Vllazninë. Për sfidën ndaj Dinamos ai nuk premtoi gol por theksoi se po pavarsisht se u dëmtua në momentin më të mirë të tij, është rikuperuar plotësisht dhe do të japë maksimumin ndaj bluve që Vllaznia të marrë tre pikët.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency