Icardi shokohet nga ikja e Wandës, i kërkon klubit të mos stërvitet
Mauro Icardi sërish në qendër të ciklonit. Pas postimit në Instagram të bashkëshortes së tij, që e akuzon për tradhti, sulmuesi i ka kërkuar trajnerit Pochettino të mos marrë pjesë në seancën stërvitore të PSG-së, pasi nuk ka qenë i përqendruar.
Mediat zbulojnë se Wanda Nara është larguar nga Parisi bashkë me fëmijët, teksa në një postim në Instagram shkroi: Një tjetër familje e shkatërruar për shkak të një ku…!
Wanda ka fshirë fotot e saj me Icardin në rrjetet sociale dhe tashëm nuk ndjek më sulmuesin argjentinas në Instagram, por largimi i saj nga Parisi në mënyrë të menjëhershme, duket se ka shokuar jo pak futbollistin argjentinas.
Lexo edhe:
Kush është Eugenia Suarez, aktorja që po ndan çiftin Wanda-Icardi!
Aromë divorci Wanda – Icardi, postimi në rrjetet sociale nuk lë dyshime



