La Liga

Barca përmbys Valencian, Koeman “fërkon duart” para El Clasiccos

Barcelona rikthehet te fitorja në kampionat dhe e bën këtë me rezultatin 3-1 përballë Valencias në “Camp Nou”, fiks një javë para El Classicos ndaj Realit të Madridit.

Katalanët u befasuan që në minutën e 5-të, kur Gaya ia doli të dërgojë topin në rrjetën e portës së ter Stegen, megjithatë në të 13-ën ishte Ansu Fati që riktheu baraspeshën, pas një asisti të holandezit Depay.

Ky i fundit shënoi edhe golin e avantazhit në minutën e 41-të, pasi ekzekutoi saktë një penallti të fituar pikërisht nga numri 10 i katalanëve, Ansu fati, ndërsa llogaritë e ndeshjes i mbylli Philippe Coutinho në minutën e 85-të.

Një javë para sfidës me Realin e Madridit, trajneri Koeman ka arsye të jetë i qetë, pasi skuadra fitoi dhe për më tepër, Ansu Fati është rikthyer në formën më të mirë, ndërsa Sergio Aguero bëri debutimin zyrtar me fanellën e Barcelonës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency