Rudiger vendos, nuk rinovon me Chelsea-n!
Antonio Rudiger ka vendosur tashmë. Mbrojtësi gjerman nuk do të rinovojë kontratën me Chelsea-n për t’u larguar si futbollist i lirë në përfundim të këtij sezoni. Rudiger nuk ndihet plotësisht i vlerësuar te Blutë e Londrës dhe u ka komunikuar drejtuesve të klubit se dëshiron të provojë në eksperiencë të re, në një tjetër kampionat. Me shumë gjasa e ardhmja e ish-mbrojtësit të Romës do të jetë në La Liga aty ku ka arritur një paraakord me Realin e Madridit, ndërkohë që për Rudiger interesohet edhe PSG që i ka bërë një ofertë por që mbrojtësi me shumë gjasa do e refuzojë për t’iu bashkuar projektit të klubit merengues. Reparti ku ka më shumë nevojë për përforcime Reali i Madridit është pikërisht qëndra e mbrojtjes.



