Kategoria Superiore

Java e 6 nis të shtunën dhe kulmon me derbin Tirana-Partizani

Java e 5-të e Superiores u mbyll në mënyrën më spekltakoloare të mundshme, me Vllazninë që triumfoi me rezultatin e thellë 6-3 ndaj Dinamos në “Loro Boriçi”, ndërsa tani renditja kryesohet nga Tirana me 11 pikë, e ndjekur pikërisht nga kuqeblutë me 9 pikë.

Megjithatë vetëm katër ditë pushim, pasi të shtunën do të riniset menjëherë me ndeshjet e javës së 6 të Abissnet Superiores, të cilat do të ndahen në tre ditë, duke filluar me dy sfida të shtunën, dy të dielën dhe më pas për të kulmuar me derbin Tirana-Partizani të hënën.

Kështu në orën 13:45 do të luhen dy sfida, me Egnatian që do të presë Teutën në Rrogozhinë dhe Laçin e vendit të fundit, që do të kërkojë fitoren e parë sezonale në Kamëz, ku do të përballet me Kastriotin.

Të dielën në orën 13:45 vëmendjen do ta marrë një tjetër supersfidë si Kukësi-Vllaznia, një përballje mes dy skuadrave që luajnë futboll të hapur dhe do të provojnë të dhurojnë spektakël në “Elbasan Arena”.

Në orën 16:45, Dinamo do të zbresë në stadiumin “Skënderbeu” për t’u përballur me korçarët vendas, me qëllim rikthimin e menjëhershëm te fitorja, megjithatë edhe “ujqërit e dëborës” do të kërkojnë të marrin pikë, pasi nuk e kanë provuar ende shijen e fitores këtë sezon.

E hëna do të jetë e veçantë dhe e rezervuar totalisht për derbin e kryeqytetit, që pritet të mbushë edhe njëherë shkallët e “Air Albanias” e të prodhojë një 90-minutësh spektakolar, ashtu siç vetëm këto dy skuadra dinë.

Si gjithmonë, emocionet e Abissnet Superiores i ndiqni live dhe ekskluzivisht vetëm në ekranin e Supersport, ku nuk do të mungojë as emisioni dedikuar futbollist shqiptar ‘Gol pas Goli”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency