Kategoria Superiore

Nisin ethet e derbit të kryeqytetit, ja çmimet e biletave në “Air Albania”

Kryeqyteti në ethet e derbit. Luhet në “Air Albania”, me të gjithë tifozët që shpresojnë që të jepet miratimi për një kapacitet prej më shumë se 30% të kapacitetit sipas normës aktualisht në fuqi, diçka që u provua me kombëtaren dhe do të ishte një mëkat i vërtetë që të mos ta gëzonte edhe përballja më e zjarrtë e futbollit shqiptar në nivel klubesh.

Ndërkohë Supersport ka mësuar ekskluzivisht edhe çmimin e biletave, shitja e tyre nis që këtë të martë, me organizatorët që kanë vendosur shifra tejet të përballueshme. Kështu për sa i përket tribunës qendrore, në sektorin Vip 1 dhe Vip 2 sipas emërtimit zyrtar W104 , biletat do të kushtojnë 5000 lekë të reja.

Për sa i përket atyre të spostuara më në krahë, gjithmonë në tribunën qendrore, një biletë do të kushtojë 4000 lekë të reja, bëhet fjalë për sektorët W 102, 103, 105 dhe 106, teksa përsa i përket skajeve anësore të tribunës qendrore, më konkretisht W107 dhe W101 çmimi i një bilete do të jetë 3000 lekë të reja.

Janë këto çmimet më të shtrenjta, pasi për sektorët ku tradicionalisht pozicionohen tifozët ultrasë, apo thënë në gjuhën popullore pas portave, çmimi i një bilete do të jetë 500 lekë të reja, plotësisht i përballueshëm për tifozët.

Ndërkohë gjithë sektori përballë tribunës qendrore, siç rëndom është etiketuar si karshia, me një fushëpamje optimale, do të ketë sërish çmime tejet të justifikuara për një ndeshje derbi, pasi një vend do të kushtojë 1500 lekë të reja.

Çmimet:
W104 – 5000 lekë
W102, W103, W105, W106 – 4000 lekë
W101, W107 – 3000 lekë
E… – 1500 lekë
N…, S…, V… – 500 lekë

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency