Kombëtare

Grima: Po rritemi, Armenia na erdhi në kohën e duhur

Armir Grima u shpreh shumë i kënaqur për fitoren e thellë të Shqipërisë ndaj Armenisë. Trajneri shkodran, gjithsesi, e pranoi se Armenia, skuadra më e dobët e grupit, nuk mund të merret si barometër për forcën e Shqipërisë.

Një fitore bindëse në rezultat dhe lojë…

Kishim pak stres dhe ngarkesë, sepse vinim pas një rezultati jo të mirë në Belgjikë. I përgëzoj vajzat për impenjimin dhe fitoren, i zbatuan detyrat që u kisha dhënë. Shpresoj që të vazhdojmë kështu, duke u rritur.

A është Armenia barometër për forcën e Shqipërisë?

Armenia na erdhi në kohën dhe momentin e duhur për të na rehabilituar pas humbjes në Belgjikë, por nuk është barometër për ne. Ishte diçka e mirë që vajzat u ingranuan dhe ato që u futën në lojë dhanë më të mirën.

Tani na pret ndeshja me Poloninë, keni besim për rezultat pozitiv?

Polonia është shumë e fortë, por shkojmë për të bërë lojën tonë. Objektivi është të rritemi gradualisht. Kemi hasur disa probleme rrugës, jo dëmtimet, jo vajzat që e lënë futbollin. Kryesorja është të rritemi me këto investime që po bëhen në futbollin e femrave.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency