Video/ Shkëndija në duelin Hamilton-Verstappen, holandezi nuk ia kursen të sharat
Rrotë më rrotë drejt titullit kampion. Kështu mund të përshkruhet rivaliteti mes Lewis Hamilton dhe Max Verstappen, që këtë sezon po duelojnë ashpër për titullin në Formula 1 dhe rivaliteti sa vjen e ndizet, kur kanë mbetur edhe 6 gara deri në fund.
Në provat e lira të Çmimit të madh të Austinit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pasur sërish shkëndija mes dy pilotëve, teksa Verstappen nuk i kurseu të sharat për rivalin e tij gjatë komunikimit në radio.
“Idiot, budalla”, tha holandezi në radio, ndërsa menjëherë pas përfundimit të provave shtoi se – Nuk e di çfarë kishte ndërmend, pasi më shoqëroi përgjatë gjithë vijës dhe më pas më shtyu të dal jashtë në momentin që po frenoja”.



