Kategoria Superiore

Video/ Teuta ndal vrullin e Egnatias dhe i bashkohet Tiranës në krye

Një gol i Sherif Kallakut nga pika e penalltisë rikthen Teutën te fitorja në transfertën rrogozhinase ndaj Egnatias dhe e ngjit në krye të renditjes me 11 pikë, po aq sa ka edhe Tirana. Durrsakët ndalin Pedro Auguston dhe vrullin e Egnatias, që falë sulmuesit brazilian kishin marrë plot 8 pikë në katër ndeshjet e fundit.

Egnatia-Teuta 0-1  (Kallaku 79′ )

(Egnatia Arena & Supersport 3)

Kronika e ndeshjes

– Mbyllet ndeshje me fitoren minimale të Teutës.

79′ – Goooool. Kallaku ekzekuton saktë penalltinë dhe u jep avantazhin durrsakëve. 

78’ – Penalltia e fituar nga Gruda, pas ndërhyrjes së Krivanjevës…

56′ – Qirko bën dalje të pastudiuar nga këndorja, por ndonëse me portën bosh, Pedro Augusto nuk arrin ta shtyjë topin në rrjetë.

55’ – Dy mundësitë artë në një minutë për Teutën. Fillimisht Koubemba ul për Jackson, që godet menjëherë, por gardiani Puja grushton në këndore, ndërsa më pas është Plaku i vetëm, por sërish portieri i Egnatias ndërhyn dhe i heq mundësinë e shënimit.

47′ – Starton pjesa e dytë me Teutën më kërkuese. Jackson depërton në zonë dhe rrëzohet, por nuk ka asgjë për arbitrin, që urdhëron vijimin e lojës…

 

 – Mbyllet pjesa e parë, me Egnatian që u shfaq më kërkuese e kërcënuese dhe Teutën që tregoi shumë pak nga forma e skuadrës që fitoi titullin kampion…

41′ – Vertikalizim i bukur për Plakun, që as nuk gjuan e as nuk shërben saktë, duke shpërdoruar një mundësi mjaft të mirë

40′ – Pedro Augusto lëshon një të djathtë shumë të bukur, por fluturon portieri Qirko, që grushton topin në këndore

34′ – Sërish rrogozhinasit kërcënues nga goditjet e këndit, por këtë herë Pedro Augusto nuk ia del të prekë topin, që donte një devijim të lehtë për t’u ndalur në rrjetë.

17′ – Kallaku hedh një krosim perfekt për Koubembën në zonë, i cili gjuan menjëherë me kokë, por topi përfundon ngjitur me shtyllën e portës së Pujës.

10′ – Rast identik për rrogozhinasit, por sërish Pedro nuk arrin të devijojë topin drejt rrjetës…

8′ – Krosim nga këndi për Egnatian, me Pedron që provon goditjen, por topi shkon jashtë kuadratit

 – Starton sfida në “Egnatia Arena”…

Formacionet zyrtare:
Egnatia (4-3-3): Puja; Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça; Telushi, Bardis, Iseni; Çyrbja, Imeri, Pedro Augusto…
Teuta (4-2-3-1): Qirko; Todorovski, Selmani, Ivanoviç, Jackson; Aleksi, Daja; E. Vila, kallaku, Plaku; Koubemba.

Fakte dhe shifra:
– Të dy skuadrat janë përballur vetëm 4 herë me njëra-tjetrën dhe bilanci flet qartësisht në favor të durrsakëve, që ia kanë dalë t’i fitojnë të gjitha sfidat, duke shënuar 6 gola dhe pësuar vetëm një, ndërsa sot do të kërkojë suksesin e radhës.

– Si Egnatia, ashtu edhe Teuta, kanë grumbulluar nga 8 pikë secila në këto 5 javë të para dhe pozicionohen ëprkatësisht në evndin e 5-të dhe të katërt për shkak të golavarazhit.

– Pedro Augusto është njeriu i momentit te Egnatia, pasi ka shënuar 4 gola në tre ndeshje me rrogozhinasit dhe u ka dhënë të tijve plot 7 pikë.

– Edi Martini pret një reagim nga mbrojtja, që ndryshe nga një sezon më parë kur pësonte vetëm 16 gola në 36 ndeshje, ka nxjerrë 5 herë topin nga rrjeta në dy përballjet e fundit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency