Kategoria Superiore

Video/ Laçi gjen fitoren e parë, ndaj Kastriotit vendos Mazrekaj

Ndryshimi në pankinë sjell efekt, me Laçin që reagon ashtu si duhet dhe gjen fitoren e parë në kampionat. Kurbinasit vuajtën jo pak në Kamëz përballë Kastriotit, por një gol i Mentor Mazrekajt në pjesën e dytë u dha tre pikët bardhezinjve, që në këtë mënyrë largohen edhe nga fundi i renditjes, një pozicion të cilin e kanë parë shumë rrallë vitet e fundit.

Kastrioti-Laçi  0-1  (Mazrekaj 72′)

(Kamëz dhe Supersport 4)

Kronika e ndeshjes

– Mbyllet ndeshje me fitoren minimale të kurbinasve, e para në këtë sezon për ta.

90′ – I afrohet golit të barazimit Mudrazia me kokë, por pret në pozicion Dajsinani.

72’ – Gooool Mazrekaj. Zhbllokohet ndeshja në Kamëz dhe është Mentor Mazrekaj, që përfiton për të dërguar topin në rrjetë. 0-1 për Laçin.

57′ – Vertikalizim i bukur për Bashën, që fiton duelin me Malotën dhegjuan, por ndal Dajsinani. Në vijim provon edhe Ajazi, por gjuajtja e sulmuesit është e dobët dhe largohet nga kapiteni Ivanoviç.

49′ –

Malota bën një ndërhyrje të ashpër ndaj Ajazit dhe ndëshkohet me karton të verdhë

 

 – Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë e një sfide mjaft të luftuar nga të dy skuadrat…

43′ – Mbrojtësi i Kastriotit, Grgiç dërgon topin në rrjetë, por festa e krutanëve ndalet menjëherë pasi arbitri sinjalizon pozicion jashtë loje.

41′ – Vertikalizim për Guindou, i cili fiton duelin me portierin dhe ia kalon topin mbi kokë, por topi përfundon ngjitur me shtyllën pingule.

27′ – Krosim mjaft i rrezikshëm i krutanëve, por Ziko bën një ndërhyrje vendimtare dhe largon topin në këndore, pak para se Çela ta shtyjë në rrjetë…

26′ – Del një top me fat për Shehun, që provon kthesën në qendër, por gabon duke dërguar sferën në duart e portierit Sali.

11′ – Zbritje e shpejtë e krutanëve, që kërcënojnë me Bashën, por ndërhyn kapiteni Ignatovic dhe largon topin në këndore.

– Starton sfida me Laçin që luan topin e parë

Formacionet zyrtare:
Kastrioti (4-2-3-1): Sali; Neziri, Karakaçi, Grgiç, Rami; Mëllugja, Onanuga; Basha, Greca, Çela, Ajazi
Laçi (4-3-3): Dajsinani; Roganovic, Malota, Ignatoviç, Ziko; Shehu, Lushkja, Deliu; Velija, Mazrekaj, Gouindo

Fakte dhe shifra
– Kastrioti dhe Laçi janë përballur 23 herë të tjera më përpara dhe bilanci flet ndjeshëm në favor të kurbinasve, që numërojnë 11 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje, ndërsa golavarazhi është 31-17 në favor të bardhezinjve.

– Kurbinasit e kanë nisur në mënyrë zhgënjyese sezonin, pasi numërojnë dy barazime e tre humbje në 5 javët e para, që i kanë lënë në vendin e fundit dhe që kulmuan me shkarkimin e trajnerit Vukicevic, ndërsa përkohësisht drejtohen nga Serio Noka.

– Krutanët e nisën gjithashtu dobët sezonin, me vetëm një pikë në katër javët e para, por fitorja ndaj Skënderbeut riktheu entuziazmin dhe largoi skuadrën nga fundi i renditjes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency