Martini: Në fushë asnjanëse kundërshtarët bëhen trima, sot kishte rëndësi fitorja
Edi Martini i gëzohet rikthimit te fitorja me Teutën e tij, teksa në intervistën për “Gol pas Goli” thekson se mezi pret që skuadra të rikthehet të luajë në “Niko Dovana”.
“Vinim pas një ndeshjeje të humbur ndaj Tiranës dhe kishim punuar shumë në aspektin psikologjik, për t’i nxitur lojtarët të tregojnë veten në fushë. Sot ishte e rëndësishme të merrnim pikët dhe ia dolëm, ndaj jam shumë i kënaqur, por ende ka shumë vend për përmirësim.
Pjesën e parë vuajtëm humbjen ndaj Tiranës dhe ishim ndoshta pak të traumatizuar, por në pjesën e dytë reaguam shumë mirë. Ndaj Tiranës bëmë gabime elementare. Nuk është se e nënvlerësuam, por humbëm prej gabimeve tona.
Është e vështirë të luash në fushë asnjanëse, pasi edhe kundërshtari të sulmon më shumë, është më trim, megjithatë shpresoj që të rikthehemi sa më shpejt në stadiumin tonë”, tha ndër të tjera Martini.




