Ndreu: E dinim forcën e Laçit, por nuk e doja këtë humbje (Video)
Trajneri i Kastriotit Ramadan Ndreu u shfaq i mërzitur me humbjen e të tijve ndaj Laçit, por pranoi se kishte mbetur i kënaqur me paraqitjen e të tijve, ndaj një kundërshtari me organikë më cilësore.
“Ishte një ndeshje e vështirë dhe ua kisha thënë lojtarëve edhe më përpara, që të mos gënjehen nga renditja e Laçit. Kundërshtari ka shumë cilësi dhe unë doja shumë të mos e humbnim këtë ndeshje. Deri diku e arritëm, pasi u përballëm si të barabartë dhe ndoshta edhe superiorë në momente të caktuara, por më vjen keq për atë episod që na ndëshkoi”, deklaroi ndër të tjera trajneri Ndreu.




