Formula 1

Parashikohet spektakël edhe në SHBA, ja kush niset nga pole-position!

Parashikohet një duel spektakolar në Formula 1 edhe në garën e radhës atë të Austin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mes Max Verstappen dhe Lewis Hamilton dy rivalëve në duelin e ndezur për titull gjatë këtij sezoni. Holandezi i Red Bull do të niset nga pole-position pasi regjistroi kohën më të shpejtë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Amerikës. Vetëm 209 të mijtat e sekondës më i ngadaltë se Verstappen ishte xhiroja e Hamilton që do të niset nga vendi i dytë. Në rradhën e dytë të nisjes do të pozicionohen Sergio Perez dhe Ferrari i Charles Leclerc i cili zëvendëson në këtë pozicion Valteri Bottas që do të startojë nga pozicioni i 9-të pasi u dënua me 5 vende pasi ndryshoi motorin në makinën e tij Mercedes. Radha e tretë për Ferrarin tjetër atë të Carlos Sainz Jr. Përsa i përket dy pilotëve të McLaren të dy do të jenë pas shpatullave të dy pilotëve të Ferrarit si Ricciardo ashtu edhe Norris.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency