Belica: Më shumë sesa golin dua fitoren në derbi
Bashkë me trajnerin Ilir Daja në konferencën për shtyp të Partizanit ishte i pranishëm edhe zëvendës kapiteni Egzon Belica i cili pavarsisht faktit se Partizani nuk ka marrë ende fitoren e parë në këtë sezon u shfaq optimist ndërsa theksoi se më shumë sesa një gol do të dëshironte fitoren në derbi.
Ndeshja ndaj Tiranës? “E vlerësojmë aq sa duhet, një derbi i fituar ndikon shumë nga ana psikologjike dhe i bënë mirë tifozëve. Kjo ndeshje ka vlerë 3 pikë njësoj si ndeshjet e tjera. Kam luajtur edhe derbi më parë dhe kjo ndeshje do të jetë njësoj si derbit e tjerë. Një fitore nesër do të na bënte mirë ne si lojtar, por edhe skuadrës.Te Partizani presioni është gjithmonë aty, nuk kemi vuajtur ndaj asnjë skuadra përveç pjesës së parë ndaj Kukësit. Duke parë këto ndeshje mendoj se fitorja do të vijë shumë shpejt. Do bëj maksmumin që këtë ndeshje ta fitojmë ne.Ne si lojtar më të vjetër, por edhe stafi i kanë ndihmuar lojtarët e rinj. Edhe ata duan kohën e vet dhe shpresoj që me kalimin e kohës të përmirësohen me shumë.Gol apo fitore? “Preferoj më shumë fitore sesa golin.”



