Kategoria Superiore

Telashe për Brdariç, një titullar dëmtohet para ndeshjes me Kukësin

Lajm i keq për trajnerin e Vllaznisë, Brdariç. Mesfushori i palodhur Ardit Krymi ka pësuar një lëndim dhe nuk do të jetë gati për ndeshjen ndaj Kukësit, ndërsa tekniku i kuqebluve ka ndryshuar formacionin, duke aktivizuar nga minuta e parë Heriç dhe duke tërhequr Jonuzin para mbrojtjes.

Krymi pritet të qëndrojë në pankinë gjatë ndeshjes Kukësi-Vllaznia, megjithatë gjasat janë që tekniku të mos rrezikojë ta hedhë në fushë, pasi dëshiron t’i japë kohë të rikuperohet më së miri për ndeshjet e ardhshme.

Mesfushori Ardit Krymi pati statistika të jashtëzakonshme në ndeshjen me dinamon, pasi rikuperoi 23 topa dhe pati 100% saktësi në pasime, duke qenë edhe balancues i lojës, si diga e parë e sulmeve të kundërshtarëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency