Kategoria Superiore

Shkëmbi: Më pëlqeu përqendrimi i skuadrës, komplimente Haxhiut

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, përgëzoi futbollistët e tij për këtë sukses në Korçë pas humbjes me Vllazninë, që ai thotë se u dramatizua shumë.

“Jam trajner, dua gjithmonë të fitoj. Pas atyre rezultateve jo të mira, është normale që skuadra të kalojë një javë të vështirë. Jemi munduar të gjithë bashkë, duke pasur besim, për të harruar atë humbje të thellë që nuk e pashë aq të zezë. U munduam të mos humbnim përqendrimin. Kjo më pëlqeu më shumë.

Nuk më pëlqen që kur kam mungesa të shfajësohem, kemi pasur probleme me lojtarë të dëmtuar. Sot ishte dita e Haxhiut dhe unë dua t’i bëj komplimente. Sot, në mëngjes, është vendosur që të luajë pa bërë asnjë seancë taktike.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency