Haxhiu, modest: Shpresoj të jemi në nivelin e Dinamos
Rimal Haxhiu u përzgjodh njeriu i ndeshjes në Skënderbeu – Dinamo 0-1. Në “Gol pas Goli” ai theksoi se për të primare është skuadra dhe se do të japë kontribut kudo që të jetë nevoja.
“Ishte një rol i lirë për mua, mora pak përvojë sado të vogël tek Apolonia. Do të luaja më para, por ato që thotë trajneri janë detyra ime. Shkoi siç duhet, por e rëndësishme është që morën fitoren pas asaj humbjeje.
Është vlerësim për ne besimi i dhënë nga Dinamo, dita-ditës do të bëjmë më të mirën për të qenë në nivelin e Dinamos.
Është e rëndësishme që të luash, nëse ekipi ka nevojë, do të luaj në çdo pozicion, duke dhënë maksimumin.
Jemi shumë lojtarë të rinj por kemi fatin që kemi lojtarë me përvojë të madhe si brenda dhe jashtë, janë ndihmesë e e madhe për ne.”



