Icardi dhe Wanda bëjnë paqe, e zbulon sulmuesi në Instagram
Mauro Icardi dhe Wanda Nara janë sërish së bashku. Pas tensionit dhe grindjeve që shkaktoi flirti i sulmuesit me aktoren argjentinase China Suarez, duket se të dy kanë rigjetur gjuhën e përbashkët.
Ka qenë sulmuesi argjentinas që ka hedhur një postim në Instagram, ku shkruan “mëngjesi me dashurinë time”, ndërsa tani mbetet vetëm që edhe Wanda të konfirmojë rikthimin e normalitetit në rrjetet e saj sociale.



