Video/ Derbi ngjyroset bardheblu, Partizani duhet të presë ende për fitoren
Derbi i kryeqytetit ngjyroset bardheblu, me Tiranën që triumfon minimalisht 1-0 ndaj Partizanit dhe shkëputet sërish e vetme në krye të renditjes, tani me 14 pikë, tre më tepër se ndjekësit më të afërt.
Në një “Air Albania” që “ziente” nga prania e më shumë se 10 mijë tifozëve, pjesa e parë prodhoi spektakël, tension, VAR, penallti dhe golin e vetëm të ndeshjes, që mban firmën e Vesel Limajt, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Nga ana tjetër, Partizani bën mirë vetëm në 15-20 minutat e para dhe nuk ia del të shmangë humbjen e dytë sezonale, ndërsa për fitoren e parë do të duhet të presë ende, pasi prej 6 javësh nuk arrin të shkojë te suksesi.
Tirana – Partizani 1-0 Limaj 45’+5 (Air Albania & Supersport 3)
Kronika e ndeshjes:
90’+5 – Vjen vërshëllima finale e Eldorjan Hamitit, që lë në fuqi suksesin e Tiranës me rezultatin minimal 1-0, ndërsa partizani do të duhet të presë ende për fitoren e parë sezonale.

90’+5 – Najdovski ndal me faull kundërshtarin dhe merr kartonin e dytë të verdhë. Aksioni i fundit për Partizanin, por pa kërcënim
90’+3- Largohet Ngo’o dhe hyn Gentian Muça.
90′ – Akordohen 5 minuta shtesë.
86′ – Sërish Junior kërcen mbi të gjithë dhe godet me kokë, por sërish i pasaktë, pasi dërgon topin larg portës. Daja luan edhe kartën e fundit. Largohet Sota dhe në fushë zbret Herald Marku.
83′ – Lëshon të djathtën edhe Malaj, me topin që shkon kërcënueshëm, por përfundon ngjitur me shtyllën pingule të portës së Tiranës
82′ – Damçevski provon me një goditje nga distanca, por topi shkon lehtësisht në duart e portierit bardheblu Visar Bekaj.
72′ – Freskon ekipin Ilir Daja, duke bërë plot 4 zëvendësime njëherësh. Largohen Filipovic, Murataj, Murataj dhe Saliou, ndërsa në fushë zbresin Cara, Maguethe dhe Damcevski dhe Gligorov
69′ – Stenio Junior kërcënon me kokë pas një këndoreje, por topi shkon jashtë kuadratit
68′ – Tirana kryen zëvendësimin e parë. Largohet autori i golit, Limaj dhe në vendin e tij hyn Redon Xhixha
62′ – Partizani provon të kërcënojë me një skemë nga goditja standarde, por nuk u del si duhet dhe vetëm rivënie fundore
61′ – Limaj ndal Rrapajn me faull dhe ndëshkohet me karton të verdhë
56′ – Top mjaft i mirë për Filipoviç në zonë, por “të kuqtë” shpërdorojnë një mundësi mjaft të mirë për golin e barazimit…
52′ – Kërkohet penallti për një prekje me dorë nga lojtarët e Tiranës, por pamjet i japin të drejtë arbitrit Hamiti.
46′ – Starton pjesa e dytë…
Pankartë e tifozëve në “Air Albania”

45’+5 – Mbyllet pjesa e parë. Tirana kryeson 1-0.
50′ – Gooooool. Vesel Limaj ekzekuton saktë penalltinë dhe kalon në avantazh Tiranën.
45’+4′ – Sërish VAR dhe tani ka penallti për Tiranën
45’+2′ – Ndalet sërish loja. ka tension mes futbollistëve…
45′ – Akordohen 6 minuta shtesë për pjesën e parë.
44′ – VAR… Hamiti rishikon një episod në gjysmëfushën bardheblu mes Najdovskit dhe Saliou, por më pas sinjalizon vijimin e lojës.
41′ – I pasigurt Visar Bekaj, por fati e shpëton nga pësimi i golit. Gardianit bardheblu i shpëton topi nga duart dhe përplaset në shpinën e Filipoviç, por e largon më pas Behiratce pak centimetra larg vijës fatale.
38′ – Mala ekzekuton vetë goditjen, por topi shkon mbi kuadratin e portës së Visar Bekajt
36′ – Mala depërton mirë mes fanellave bardheblu, por ndalet me faull mbi vijën e 16-metërshit…
34′ – Vjen edhe kartoni i parë i verdhë, që merret nga Valentino Murataj, i cili e tepron me reagimin ndaj Hamitajt dhe ky i fundit nuk e fal.
32′ – Kapiteni i Tiranës, Erjon Hoxhallari dëmtohet dhe ndërhyjnë mjekët për t’i dhënë ndihmën e parë. Asgjë shqetësuese për mbrojtësin, që vijon lojën
23′ – Këndorja e parë i takon Partizanit, por nuk sjell asgjë kërcënuese…
20′ – Tjetër rast për bardheblutë, me Seferin që provon aftësitë e Alban Hoxhës, por kapiteni i Partizanit bën mrekullinë. Më pas ndërhyn arbitri për të sinjalizuar pozicion jashtë loje.
18′ – Pranë golit Tirana, që provon fillimisht me Seferin, më pas me Ismailgecin e në fund me Limajn, por pa mundur të dërgojë topin në rrjetë
14′ – Tjetër rast për Partizanin, me Stenio Junior që provon të kalojë Toshevskin, por rrëzohet, megjithatë nuk ka faull për kryesorin Hamitaj, që shkakton edhe reagim të “të kuqve”…
13′ – Murataj lëshon një goditje nga distanca, por topi përfundon jashtë kuadratit të Visar Bekajt.
9′ – Goditje dënimi për Partizanin, me “të kuqtë” që provojnë me kokë, por topi përfundon jashtë…
8′ – Rifillon sfida. Behiratce rrezikon shumë me mbajtjen e një topi, por në fund kthen te Bekaj, që e largon në rivënie anësore…
1′ – Derbi ndalet që në start, shkak flakadanët e hedhur nga tifozët në fushë
– Starton sfida me Partizanin që luan topin e parë nga qendra…
Formacionet zyrtare:
Tirana (4-3-3):Bekaj; Ismailgeci, Hoxhallari, Behiratce, Toshevski, Najdovski, Toli, Limaj; Totre, Seferi, Ngo’o
Partizani (3-5-2): Hoxhaj; Sota, Belica, Saliou; A. Marku, Rrapaj, Murataj, Mala, Musta; Stenio Junior, Filipovic
Tifozët e Partizanit nisen drejt stadiumit:
17:30 – Tifozët e Tiranës para stadiumit “Air Albania”
Fakte dhe shifra për derbin e kryeqytetit:
– Tirana vjen në këtë takim si skuadra që kryeson renditjen me 11 pikë dhe do të kërkojë ta mbajë këtë pozicion e vetme. Bardheblutë kanë fituar tre dhe barazuar dy nga 5 ndeshjet e luajtura, teksa nuk e kanë provuar ende shijen e humbjes.
– Situatë krejt tjetër te Partizani, që nuk njeh ende fitore këtë sezon, pasi në 5 javët e para ka pësuar një humbje e më pas 4 barazime radhazi, ndaj do të kërkojë suksesin pikërisht në derbin e kryeqytetit.
– 161 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947-2021 në të gjitha kompeticionet, me “të kuqtë që numërojnë 68 fitore, kundrejt 42 të bardhebluve dhe 51 të tjerave që kanë përfunduar në barazim.
– Sezonin e kaluar dy skuadrat u përballën katër herë në kampionat, nga të cilat dy përfunduan në barazim pa gola dhe dy të tjerë u fituan nga Partizani me rezultat të ngushtë 1-0 dhe 2-1.
– Tirana vjen me grupin e plotë dhe trajneri Orges Shehi do të ketë mundësi të hedhë në fushë më të mirët.
– Kolegu i tij Ilir Daja ka bërë llogaritë me tre mungesa si Kaçe e Cardoso që nuk janë grumbulluar dhe Cara që do të qëndrojë në pankinë për të shtrënguar dhëmbët në rast se do jetë nevoja për të në fushë.



