Halili: I lumtur për fitoren, por ende herët të flasim për titullin (Video)
Shumë i kënaqur edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili, që në një intervistë për SuperSport u shpreh i lumtur edhe për rikthimin e tifozëve, megjithatë deklaroi se është shumë shpejt të flasësh për titull.
“ishte një derbi dhe dihet rëndësia e kësaj ndeshjeje, ndaj jam i kënaqur që u rikthyen tifozët dhe që në fund festuam fitoren. Ishte një fitore e bukur, por është shumë herët të flasim për titullin kampion, pasi janë luajtur vetëm 6 javë”, deklaroi Halili.



