Debutimi i Sergio Ramos me PSG kthehet në një mister!
Debutimi i Sergio Ramos me Paris Saint Germain po kthehet në një mister. Mbrojtësi spanjoll vazhdon të jetë i dëmtuar teksa sëfundmi ka pësuar një tjetër përkeqësim dhe do të qëndrojë jashtë fushave të futbollit edhe në dy ndeshjet e radhës me PSG, respektivisht ndaj Lille në Ligue 1 dhe Leipzig në Champions League duke shtyrë sërish kështu debutimin e tij me parizienët.



