La Liga

Barça në krizë të thellë, e mposht pas 19-vjetësh skuadra e Ivan Balliut, ngec edhe Reali

Barcelona nuk po gjen rrugëdalje për t’iu larguar krizës që e ka mbërthyer prej javësh. Ekipi “blaugrana” pas disfatave me Atleticon e Madridit dhe Realin në “El Clasico”, mes të cilave ishte fitorja me Valencian, nuk ia doli të merrte qoftë një pikë përballë Rayo Vallecanos në Vallecas, ku gjithçka u mbyll 1-0 me gol të Radamel Falcaos

Një fitore historike për skuadrën ku aktivizohet futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Ivan Balliu, i rritur madje në akademinë e “blaugranave”, “La Masia”. Rayo kishte plot 19 vite që nuk fitonte ndaj Barçës. Për herë të fundit kishte ndodhur në vitin 2002, po në Vallecas, me të njëjtin rezultat 1-0.

Janë tri humbje katër ndeshjet e fundit në LaLiga për formacionin e drejtuar nga Ronald Koeman, që vështirë se do të mund të gjejë justifikime për këtë disfatë, pasi kishte në dispozicion edhe Sergio Agueron dhe Luuk de Jong në sulm.

Ngec edhe Reali i Madridit me një barazim pa gola në “Santiago Bernabeu” përballë Osasunës.

Ndërkohë sfida mes Mallorcas dhe Sevillas përfundoi 1-1. Golit të shënuar nga Sanchez në pjesën e parë iu përgjigj argjentinasi Lamela në minutën e 72-të, duke u siguruar një pikë andaluzëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency